Kosova, shteti më i ri i Evropës, me identitet të dalluar kombëtar shqiptar, të formësuar në luftrat shekullore për liri nga pushtuesit.
Kosova e robëruar nga shteti shovinist serbomadh, si pjesë e pandarë e kombit shqiptar, më në fund, lufta e saj permanente për liri, në përmbyllje të shekullit XX-të, arriti ta organizojë luftën e armatosur, për çlirim final nga Serbia nacionalshoviniste.
Kryengritja e armatosur e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-99, zgjoi vëmendjen e fuqive evroamerikane, demokracive të konsoliduara dhe opinionit demokratik përparimtar botëror, për ta kuptuar realisht luftën e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës, e që rezultoi me gatishmërinë e tyre, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga synimet shfarosëse dhe gjenocidi serbomadh.
Ndërhyrja ushtarake e NATO-s, e prirë nga ShBA-të, në qeshor të vitit 1999, u kurrorëzua me kapitullimin dhe tërheqjen pa kushte të forcave ushtarake...serbe nga Kosova dhe instalimin e administratës së OKB-së në vend.
Me përzënien e Serbisë dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare, në Kosovë, u krijuan kushtet për krijimin, ngritjen dhe konsolidimin e klasës së afirmuar politike, bazuar në vlerat e shoqërisë demokratike e të pluralizmit politik, e cila rrjedhimisht, ngarkohej me përgjegjësi delikate shoqërore politike, drejt përgatitjes dhe përveshjen e pashmangshme në procesin e pavarësimit dhe pastaj, ndërtimin e shtetit funksional të Kosovës.
Në procesin e dialogut në Vienë mbi shpalljen e pavarësisë sipas planit të projektuar nga Marti Ahtisari dhe Albert Rohan, liderët politikë kosovarë, hynë disi të hendikepuar në përballje me dinakërinë diplomatike serbe.
Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova hyri në dialog teknik me Serbinë, e që shpejt degradoi në dialog politik, si pasojë e grupit kosovar për dialog, të koordinuar dobët, oportunistë dhe të korruptuar përbrenda.
Në dialogun e Brukselit, me marrëveshjet e disfavorshme të njëpasnjëshme me Serbinë degradoi perspektivën shtetndërtuese të Kosovës.
Fusnota, marrëveshja mbi themelimin e Bashkësisë së Komunave më shumicë serbe, ideja për ndryshimin e kufijve dhe Gjykata Speciale e themeluar në kuadër të juridiksionit kushtetues të Kosovës, e solli Kosovën buzë defunksionalizimit si shtet.
Arrestimet nga Gjykata Speciale, të protagonistëve kryesorë të ish UÇK-së, janë rezultat i veprimeve, anomalive dhe zhvillimeve infantile....në të kaluarën e afërt, të cilat, luajnë rol tejet negativ në shtetndërtimin e Kosovës.
Me ardhjen në pushtet të LVV, dhe kryesisht, me kryeministrin Albin Kurti, janë krijuar prerogativa që, trendet e zhvillimeve negative, të marrin kahje pozitive në ndërtimin perspetiv të Republikës së Kosovës./𝕛𝕖𝕙𝕠𝕟𝕒 𝕡𝕣𝕖𝕤𝕤/
Comments