DEFETISTËT DHE KUAZIPATRIOTËT FACEBOOK-istë
SHQIPTARË
 |
Kiev sot |
Numër i konsiderueshëm televizionesh e portale
kosovaro-shqiptare, me gazetarë, analistë, opinionistë, të financuar nga duar
të fshehura të agjenturave ruso-serbe, por, të duartrokitur nga ndonjë matrapaz
politikani të atdheut tonë, agresionin
ushtarak rus e kualifikojnë jo agresion por pushtim të Ukrainës!
Ndërsa, "gardianët e patriotizmit"
shqiptar, e arsyetojnë agresionin rus mbi Ukrainën, me justifikimin se Ukraina
ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe ka ndihmuar ushtarakisht maqedonët
kundër shqiptarëve në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.
Është e vërtetë e pamohueshme që, Ukraina ka
ndihmuar Maqedoninë në luftë kundër shqiptarëve, gjithashtu në kontinuitet
është pozicionuar kundër pavarësisë së Kosovës, por, aktualisht, ndodhemi para
një situate të re. Me intervenimin ushtarak rus në Ukrainë, konstelacioni
gjeopolitik dhe gjeostrategjik ndryshon, prandaj, Kosova dhe Shqipëria me
aleatët perëndimorë rreshtohen në anën e Ukrainës kundër neosovjetizmit
rusomadh të oligarkut autokrat Vladimir Putin.
Rusia,
ka nisur agresionin ushtarak kundër Ukrainës, por ende nuk ka arritur ta
pushtojë, sepse forcat e armatosura të Ukrainës po rezistojnë, duke i shkaktuar
dëme të konsiderueshme armatës agresive ruse.
Nga ky këndvështrim, defetistët shqiptarë,
gabojnë me qëllim apo pa qëllim, kur me insistim mundohen të na bindin se, Rusia
e ka pushtuar Ukrainën, ndërsa "patriotët e thekur", agresionin rus
mbi Ukrainë e justifikojnë me luftën mes sllavëve ortodoksë.
Lufta mes sllavëve ortodoksë, e dobëson
pozitën e Rusisë, me kusht që Putini del humbës në këtë luftë të pabarabartë.
Rusia, në këtë luftë, do të nxjerr disa
përfitime, por do të pësojë edhe goditje
nga të cilat do të preket edhe aleati i saj ballkanik Serbia.
Mbetet, detyrë imediate e Shqipërisë, Kosovës
dhe shqiptarëve gjithandej, të përafrohen dhe së bashku t'i kundërvihen Serbisë
dhe idesë së saj për "botën serbe", në koordinim me shtetet e rajonit
ndaj të cilave Serbia ushqen pretendime territoriale.
Kosova dhe shqiptarët, nuk guxojnë të bien pre
e defetizmit dhe inferioritetit obstruktiv, i mbjellur nga rrjetet agjenturore
ortodokse sllave.
Comments