Historia e flirtimit të Lutfi Hazirit, me struktura paralele serbe në rrethin e Gjilanit, është më e thellë se që mund të imagjinohet, e cila katërcipërisht vërteton, marrëveshjen sekrete Lutfi Haziri- Lista Serbe në zgjedhjet e 17 tetorit 2021
Si pjesëmarrës i debateve në vitet 2004-2005....kur u shndërrua në diskutim publik çështja e decentralizimit, të inicuar nga Lutfi Haziri dhe francezi proserb Stev Duchene, ka qenë e ditur që, pozicioni politik i Lutfi Hazirit do përfundonte në marrëveshje me Listën Serbe të krijuar më vonë!
Më ka mbetur në kujtesë një rast eklatant, në një debat në Hotel "Kristal" në Gjilan, në janar 2005, në të cilin Albin Kurti, shpjegonte dëmet që sjellë decentralizimi i vendbanimeve serbe në komunën e Gjilanit.
Në atë debat, pjesëmarrësit Lutfi Haziri dhe Stev Duchene, e manipuluan një pjesëmarrës nga Cërnica, i cili e akuzoi Albin Kurtin se po vepron kundër serbëve. Albini që ishte ulur pranë meje, më shikoi , e kuptoi se unë do të reagoja. Menjëherë e kërkova fjalën dhe së pari iu drejtova Lutfi Hazirit, pastaj në gjuhën frenge francezit, duke i akuzuar për intriga dhe shpifje dhe tendencën e tyre për ta imponuar shkëputjen e fshatrave serbe nga territori i komunës së Gjilanit dhe krijimin e komunave etnike serbe. Me atë rast, francezi S. Duchene iku nga debati dhe Luta shkoi pas tij i dëshpëruar.
Albini dhe gjithë pjesëmarrësit, më falenderuan për reagimin e argumentuar.
Këtu qëndron, argumenti që, Lutfi Haziri, ka bërë marrëveshje të fshehtë me Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Lutfi Haziri, disa herë gjatë asaj kohe kishte udhëtuar në Francë, me agjentin Stev Duchene!
Comments