Na ndiqni ne Facebook

UJËVARA E MIRUSHËS

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore dhe turistik. Gjendet në Komunën e Malishevë , përkatësisht në fshatin Llapçevë.

Ujëvara e Mirushës

Në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo-hidrologjik.

Ani pse i mungon infrastruktura e mirëfilltë si dhe pastërtia përreth megjithatë është një pikë turistike që ia vlerë të vizitohet.

Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.

Comments