Në konferencën e organizuar sot për medie, ngriti akuza kundër Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, për një sërë çështjes të ndjeshme, siç është rasti i zhdukjes së mostrave, ekspertizave mjekoligjore të Astrit Deharit.
![]() |
Haki Abazi |
Haki Abazi, me këtë deklaratë, u tregua i
pasinqertë dhe tejet tendencioz, duke dhënë shembullin e Dardan Molliçajt me grupin
e tij kur ikën nga Vetëvendosja.
Është normale dhe demokratike të mos pajtohesh
me politikën e subjektit ku vepron, por, nuk është normale, për shkak
pretendimeve për pozita të larta në
pushtet të shpërthesh në mllef dhe akuza të papërmbajtura, të pajustifikuara.
Haki Abazi, nuk ka ra në kundërshtim me
Vetëvendosjen për çështje parimore, por kryesisht për ambicie dhe ego
personale, çka, te subjekti i tij dhe në opinionin publik, do të konsiderohet,
bazuar në praktikat e rasteve në të shkuarën, politikanët kosovarë i ndërrojnë
partitë, sa herë që iu ofrohen shanset për përfitime karriere e materiale. Haki
Abazi, është mostër, e politikanëve që
kalojnë lehtësisht nga një parti në tjetrën, pa treguar as minimumin e
bindjeve, koncepteve dhe parimeve ideopolitike, si parakusht për t'u angazhuar
në jetën politike.
Lëvizjet nga një parti në tjetrën, janë dukuri
e njerëzve me interesa përfituese, egoiste dhe karrieriste. Pa vizion dhe pak
ose hiç të dobishëm në zhvillimin dhe përparimin e gjithmbarshëm të vendit dhe
demokracisë pluraliste. /S.S./
Comments