Tërmetet e forta si ato tani në Turqi dhe Siri shpesh rezultojnë në dhjetëra mijëra të vdekur. Në të kaluarën, qytete të tëra janë shkatërruar nga katastrofa të tilla.
Portugali, nëntor 1755
Kryeqyteti Lisbona përjeton termen tragjik . Si
pasojnë edhe disa valë cunami. Lisbona shkatërrohet . Më shumë se 60.000 të
vdekur nga rreth 275.000 banorë të qytetit sa kishte qyteti. Tërmeti është
ndjerë në pjesë të mëdha të Evropës. Cunami shkaktoi gjithashtu dëme të
konsiderueshme edhe në Spanjë dhe Marok. Tani vlerësohet se tërmeti ka qenë me
magnitudë 9 ballë të shkallës Rihter.
SHBA, prill 1906
Një tërmet me magnitudë 8.2 goditi qytetin San
Francisko në Kaliforni, në orët e para të mëngjesit. Një zjarr i mëpasshëm që
shpërtheu për disa ditë shkatërroi qytetin. Më shumë se 3.000 njerëz vdesin dhe
rreth 25.000 ndërtesa janë shkatërruar. Rreth 400,000 banorë kanë mbetur të pastrehë.
Japoni, shtator 1923
Tërmeti i Madh i Kantos shkatërron
qytetet Tokios e Yokohama dhe rajonet përreth. Rreth 140.000
njerëz bien viktima të tërmetit dhe zjarreve që rezultuan. Rreth 90 për qind e
ndërtesave në Yokohama dhe 40 për qind e ndërtesave në Tokio digjen.
Kinë, korrik 1976
Në mes të natës, toka dridhet nën qytetin e
Tangshan në provincën Hebei të Kinës verilindore. Lëkundjet kishin magnitudë
8.2 ballë. Metropoli pothuajse plotësisht shkatërrohet. Numri i saktë i
viktimave është i paqartë, shifrat variojnë midis 250.000 dhe 700.000. Është
tërmeti më shkatërrues i shekullit të 20-të.
Indonezia dhe brigjet e Oqeanit Indian,
dhjetor 2004
Një tërmet deti me magnitudë 9.1 (sipas
burimeve të tjera: 9.0) në ishullin e Sumatrës shkakton një cunami masiv në Krishtlindje.
Cuanimi shkatërroi brigjet e Oqeanit
Indian. Vlerësohet se 230.000 njerëz kanë vdekur, përfshirë edhe turistët nga
vende të ndryshme që gjendeshin aty në pushime. Vetëm në Indonezi numërohen
170.000 vdekje.
Kinë, maj 2008
Një tërmet me magnitudë 8.0 (sipas burimeve të
tjera: 7.9) mbyti rreth 90.000 njerëz në provincën jugperëndimore kineze të
Sichuan dhe rajone të tjera dhe lëndoi rreth 4.45 milionë të tjerë. Miliona
njerëz humbën shtëpitë e tyre. Midis
viktimave janë mijëra nxënës, shkollat e të cilëve nuk ishin në gjendje t'i
përballonin lëkundjet për shkak të ndërtimit të dështuar.
Haiti, janar 2010
Një tërmet me magnitudë 7.0 mbyti rreth 100.000
deri 300. 000 njerëz (në varësi të
burimit). Sipas OKB-së, të paktën 1.5 milionë haitianë bëhen të pastrehë. Kryeqyteti Port-au-Prince
kthehet në një fushë rrënojash. I dëmtuar rëndë është ishte edhe pallati presidencial.
Japoni, Mars 2011
Një tërmet me magnitudë 9.0 ka goditur bregun
lindor të Japonisë. Më pak se një orë më vonë, pason një valë cunami deri në 20 metra e lartë, duke fshirë gjithçka
përgjatë bregdetit të rajonit verilindor të Tohokut. Uji depërton gjithashtu në
termocentralin bërthamor të Fukushimës, ku tre reaktorë shkrihen . Kjo është
fatkeqësia më e keqe bërthamore që nga Çernobili në vitin 1986. Autoritetet kanë raportuar për rreth 18.500 të vdekur dhe të zhdukur pas
katastrofës së trefishtë; Më shumë se 165.000 njerëz në prefekturën e
Fukushimës u është dashur të lënë shtëpitë e tyre për shkak të rrezatimit.
![]() |
Japoni, Mars 2011 |
Comments