![]() |
fotografi e vitit 1913 |
Por edhe kopja e
mbetur që nga 1944, nuk u shfaq e plotë pasi mbi të u montuan dy foto të cilat
mbulonin firmën e Mid’hat Frashërit dhe atë të Mustafa Krujës, e për më shumë
se 50 vite, e vetmja kopje që pasqyrohej në shtyp dhe në albumet historike,
ishte ajo e falsifikuara.
Ende edhe sot askush
nuk mund të thotë se sa kanë qenë firmëtarët e aktit të pavarësisë, ku numri i
firmave në fund të tekstit nuk përputhet me numrin e delegatëve që përmenden në
organin zyrtar të kohës, “Përlindja e Shqipërisë”, e jo të gjithë ata që kanë
firmosur kanë arritur të identifikohen, së paku katër nënshkrues në turqisht
dhe disa të tjera në shqip që nuk dihet se të kujt janë.
Në asnjë arkiv nuk
ekzistojnë foto, që e dokumentojë këtë akt, ndërsa fotoja e vetme është ajo që
tregon Ismail Qemal Vlorën me flamur në dorë, është bërë një vit më vonë, me
rastin e 1-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Pjesa më e madhe e
firmëtarëve, protagonistë të shpalljes së pavarësisë nuk patën ndonjë fat për
t’u shënuar në shtetin që ata ngritën më 28 Nëntor 1912. Madje ata të parët u
bënë viktima të tij, përfshi edhe Ismail Qemal Vlorën, që e përzunë nga
Shqipëria apo i detyruan të bëheshin emigrantë politikë me vite dhe kohë të
ndryshme.
E një pjesë që i
mbijetoi… u pushkatuan më 1944 nga shteti komunist.
Comments