![]() |
Argjira Ukimeri |
Shoqata e
Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Beqir Musliu” në Viti, me rastin e 16 vjetorit të
Pavarësisë së Kosovës, ka hapur konkurs letrar, në të cilin, shumë krijues e
krijuese, nga të gjitha trevat shqiptare, konkurruan me poezitë e tyre
artistikisht të vlerësuara nga kritika profesionale dhe lexuesit, dashamirë të
fjalës së shkruar artistike.
Poetes së
talentuar Argjira Ukimeri, krahas urimit për çmimin e parë në këtë manifestim
simbolik kulturor-letrar, i urojmë suksese të pandalshme në punën e saj
krijuese.
LIDHJA E PRIZRENIT
Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin
shtat
Në shtetin e ri
Shqiptar
Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë
dielli
Me rrezet e Pavarësisë
Ku i thonë bukës
bukë
Edhe ujit ujë
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë
askujt
Që nga Konispoli
Gjerë tek Molla e
Kuqe
Shqipëria dhe
Kosova
Do të shkëlqejnë
si Nuse
Comments