Studiuesit në Universitetin e Göttingen-it dyshojnë se Toka dhe Hëna mund të jenë më të ngjashme sesa mendohej më parë – dhe kështu po tronditin teoritë e mëparshme të formimit të tyre.
Në një distancë
prej vetëm rreth 385.000 kilometrash, Hëna është vetëm një hedhje guri larg
Tokës në një shkallë kozmike. Shpesh pretendohet se ana e errët e hënës
është eksploruar më mirë se thellësitë e oqeaneve në tokë dhe
megjithatë hëna vazhdon ta vejë në dilemë shkencën. Një nga dilemat
më të mëdha : Si u krijua ?
Çfarë roli luajti në të vërtetë protoplaneti Theia?
Hipoteza e
pranuar gjerësisht është se Hëna u formua nga një përplasje masive e Tokës së
hershme me një protoplanet të quajtur Theia. Protoplanetët janë trupa qiellorë
që formohen nga pluhuri dhe fragmentet e shkëmbinjve në fazën e hershme të një
sistemi planetar dhe përfaqësojnë një fazë kalimtare në formimin e planetit.
Sipas kësaj
teorie, Theia do të kishte kontribuar rreth 70 për qind të materialit hënor,
ndërsa 30 për qind e mbetur erdhi nga Toka. Megjithatë, matjet e fundit nga
Universiteti i Göttingen dhe Instituti Max Planck hedhin dyshime mbi këtë
model. Siç raporton Merkur, rezultatet e fundit të kërkimit tregojnë për një
histori alternative të origjinës në të cilën Theia luan një rol kyç –
megjithëse në një formë të ndryshme nga sa supozohej më parë.
Hëna dhe Toka janë çuditërisht të ngjashme
Ekipi hulumtues
nga Göttingen ekzaminoi 14 mostra hënore dhe kreu 191 matje në mineralet nga
Toka. Shkencëtarët gjetën një ngjashmëri të jashtëzakonshme në izotopet e
oksigjenit të Hënës dhe Tokës. Ky zbulim bie ndesh me teorinë se pjesa më e
madhe e Hënës është bërë nga materiali nga Theia dhe sugjeron se Toka dhe Hëna
mund të kenë një lidhje më të ngushtë nga sa mendohej më parë.
Andreas Pack,
bashkautor i studimit, propozon një hipotezë të re: Ideja është se Theia humbi
mantelin e saj shkëmbor në përplasjet e mëparshme dhe u përplas me Tokën e
hershme si një lloj topi metalik, Theia tani mundet të jetë pjesë e bërthamës
së Tokës, ndërsa hëna është formuar nga materiali i mantelit të
Tokës. Kjo hipotezë mund të shpjegojë përbërjen pothuajse identike të izotopit
të oksigjenit të Hënës dhe Tokës.
Rezultatet
aktuale ofrojnë perspektiva të reja për enigmat e vjetra
Rezultatet e
studiuesve të Göttingen, të botuara në revistën Proceedings of the National
Academy of Sciences, hedhin dritë të re mbi historinë e formimit të Hënës dhe
origjinën e ujit në Tokë. Ndërsa hipoteza e një përplasjeje me Theia mbetet në
qendër të diskutimit, të dhënat e reja tregojnë se shumë detaje rreth të
kaluarës së planetit tonë dhe satelitit të tij ende duhet të deshifrohen.
Comments