Na ndiqni ne Facebook

Mercedes-Benzi, një gur varri nga graniti - premtimi i vëllait


Mercedes-Benzi pos një veturë e preferuar për shumë kënd është njëkohësisht edhe vetura që më së shpeshti bartë personat për në destinacionin  e fundit, varreza.. Megjithatë, në varrezat Rosedale që gjenden jashtë Newark në  Nju Xhersi të SHBA-së, një Mercedes i gdhendur graniti shënon vendin e prehjes së një të riu entuziast të makinave, i cili vdiq tragjikisht para se të merrte patentën - dhe para se vëllai i tij i madh të përmbushte premtimin e tij për t'i blerë Benzin e preferuar atij.

 

Dokumentacioni mbi historinë e këtij guri varri të famshëm është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm, por pajtohet që ky monument automobilistik i përket një Raymond Tse, një kinezo-amerikan, i cili sipas Mausoleums.com adoleshenti aspironte të zotëronte një ditë një makinë të tipit Mercedes. Vëllai i tij i madh dhe i pasur, David Tse, thuhet  se i kishte premtuar se do t'i blinte një të tillë sapo të merrte patentën e drejtimit, të cilën Raymond do ta kishte bërë pasi të kthehej nga studimet si student i shkëmbimit në Hong Kong. Fatkeqësisht, Raymond vdiq ndërsa ishte jashtë shtetit në fillim të vitit 1981 në moshën 14-vjeçare. Vdekja e tij nuk është specifikuar nëse erdhi si rezultat i ndonjë sëmundje apo aksidenti me makinë, por eshtrat e tij do të dërgoheshin në shtëpi për t'u varrosur në mauzoleun e familjes.



I shqetësuar, David vendosi  të mbante premtimin që i kishte bërë vëllait të tij të humbur Raymond dhe porositi një monument të shkallës së plotë të modeluar sipas Mercedesit që do t'i kishte blerë po të jetonte ai.


Davidi urdhëroi prodhuesin e gurpunuesit të varrit “”Rock of Ages të gdhendte një kopje të një Mercedes-Benz 240 D (W123) të vitit 1982  me masa të saktë deri në detajet më të vogla, deri te profili i gomave dhe vidhat që mbanin  tabelat e personalizuara që shkruan RAY TSE. Megjithatë, gurgdhendësit u treguan të kujdesshëm që të linin stolitë dhe pasqyrat e kapakut të makinës, për të cilat ata shqetësoheshin se mund të thyheshin. E gjithë kjo u raportua në një histori nga The Central New Jersey Home News, të arkivuar në Find a Grave. Kjo vepër i ka  kushtuar Davidit afër në 250.000 dollarë, ose përshtatur sipas inflacionin, 773.000 dollarë në paratë e sotme.

 

Për shkak të shkallës dhe detajeve të projektit,  për Mercedes-in thuhet se u deshën  17 muaj tre gurpunues  për ta gdhendur, që do të thotë se nuk mund të vendosej në varrin e familjes Tse deri në gusht të vitit  1983. David, thuhej se e kishte vizituar varrin çdo ditë, dhe sipas faqes së internetit të Varrezave të Rosedale, ai vdiq në moshën 67-vjeçare në prill të vitit 2020. Simboli i përkushtimit të tij ndaj Raymond, megjithatë, do të zgjasë  me shekuj, me një nga mjeshtrit që e bëri atë duke thënë në vitin 1983 se Mercedesi nga granitit "duhet të qëndroj një mijë vjet".




Comments